Largimi i Vincent Aboubakar nga Al Nassr u përfol sikur erdhi për shkak të Cristiano Ronaldos. Klubi arab duhet të largonte një futbollist të huaj për të regjistuar portugezin. Sulmuesi kamerunas u ofrua vetë të largohej i pari pasi dëhsironte të rikthehej në Europë pranë familjes dhe në një intervistë së fundmi sqaron të gjithë ngjarjen.
"Kur mbërriti Cristiano Ronaldo, ishte nevoja që një lojtar të largohej. Trajneri më thirri dhe më shpjegoi situatën. Një lojtar i huaj duhej të largohej mes dy të tjerëve dhe mua, dhe unë i thashë trajnerit 'sinqerisht, edhe para se të ma thojë kisha ndërmend të largohesha. I thashë se duhej të largohesha, ishte më mirë të shkoja.
Klubet e tjera paraqitën oferta por unë zgjodha Besiktas. Largimi u bë i ndërlikuar. Klubi nuk donte që unë të largohesha. Ata donin që unë të qëndroja dhe donin të paguanin rrogën time deri në fund të sezonit. Unë thashë "President, sinqerisht, unë preferoj të largohem". Më në fund ishte e komplikuar por më lanë të shkoja.
Kur erdhi Cristiano, diskutuam pak dhe ai tha se do të donte të qëndroja por i thashë që doja të largohesha. Më pyeti se ku është familja ime dhe unë i thashë familja eshte ne France dhe une preferoj te shkoj ne Turqi qe kur te kem kohe te shkoj te shoh femijet e mi tha se e kupton qe nese familja ime eshte larg behet e komplikuar. Une isha i lumtur, kisha deshire të largohesha”.- tha Aboubakar.