
Veliçiku nuk arriti të rikthehej në Kategorinë e Parë edhe pse u renditën të dytët. Skudra nga Kopliku nuk arriti të fitonte në ndeshjen e Play-Offit ku u përball me Valbonën. Kësisoj ata do të militojnë sërish në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm.
Trajneri që drejtojë Veliçikun sezonin e kaluar, Dritan Smajli ka marrë një detyrë të re. Smajli do të jetë trajneri i Beslidhjes për sezonin e ardhshëm duke lënë kështu pa “timonier” skuadrën nga Kopliku.
Sipas “Shkodra Sport” Veliçku është hedhur në kërkim dhe ka gati emrin që do të drejtojë ekipin për sezonin 2023/24. Bëhet fjalë për teknikun Haris Lika, i cili është një njohje ë vjetër për Veliçikun.
Kujtojmë që Lika ka qenë edhe më parë në krye të pankinës së skuadrës për sezonin 2021-2022. Askohe skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe kjo gjë ka bërë që drejtuesit t’i bëjnë atij një ofertë për të marrë sërish drejtimin e skuadrës.