
Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur për datat dhe oraret e ndeshjeve të cilat ishin programuar të luhen në javën kur tërmeti katastrofik goditi vendin tonë.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, bëhet me dije që tre sfidat Teuta - Goga Basket dhe Teuta B - Flamurtari do të luhen të mërkurën. Në lajmërimin për mediet thuhej:
"Drejtuar: Shoqata 'Teuta Basket', 'Dhimitraq Goga' dhe 'Flamurtari' .
Njoftim !!!
Data: 9.12.2019
Në bazë të Rregullores së Aktiviteteteve Kombëtare të Basketbollit 2019-20,
neni 9,3
F.SH.B-ja është i vetmi organ i ligjshëm për të ndryshuar datën dhe/ose orën e
ndeshjeve. Për cdo vonesë në orarin e fillimit të ndeshjeve, F.Sh.B.-ja mban
qendrimin përkatës në përputhje me rregulloren.
Federata Shqiptare e Basketbollit Ju njofton se, ndeshjet e shtyra për arsye të gjëndjes se jashtëzakonshme nga tërmeti i datës 26.11.2019, do të zhvillohen si më poshtë:
-*SUPERLIGA
Dita: VIII
NR NDESHJA : 22
Teuta v Goga Basket
DATA : 11.12.2019
DITA : Mërkure
SALLA : Ramazan Njala
-*Kategoria e parë meshkuj
DITA: VIII
NR NDESHJA : 24
Teuta B v Flamurtari
DATA : 11.12.2019
DITA : Merkure
SALLA : Ramazan Njala