
Isli Hidi është zgjedhur lojtari i ndeshjes në takimin e zhvilluar ditën e sotme mes Teutës dhe Flamurtarit që përfundoi me rezultatin 0-0. Pas përfundimit të takimit ai ka bërë një koment për mikrofonin e Supersport në emisionin "Gol pas Goli".
I pyetur se cila është skuadra favorite sipas tij për të fituar këtë kampionat, "gardiani" i durrsakëve është shprehur: "S'kam parë vetëm Kukësin me Laçin pasi koha ka qenë e limituar ndërkohë që jam marrë me përgatitjet për ndeshjen. Duhet ende kohë për të dhënë një përgjigje. Besoj se nuk ka diferencë dhe se të gjitha skuadrat janë në garë për të fituar titullin dhe mendoj se është herët për të dhënë një përgjigje lidhur me këtë gjë".
Poll