Altin Byqyçi arritë të shënonte njërin nga golat e Kukësit, në fitoren 2-0 që verilindorët arritën ndaj Tiranës në “Kukës Arena”.
Pas kësaj fitoreje mbrojtësi nga Suhareka për “Oversport” ka theksuar se:
Çfarë ka ndryshaur Hallaçi? Hallaçi na ka dhënë besim. Lojtarët kanë besim tek njëri-tjetri për të dalë nga kjo situatë.
Goli me goditje standarte? Jemi stërvitur për këto gola dhe jam shumë i lumtur që arritëm të shënonim në mundësinë e dhënë.
Rreshtimi? Unë përshtatem më mirë me 4 në mbrojtje.
Forma jote pozitive? Unë vazhdoj përpara me objektivin e qartë dhe po bëj maksimumin për të bërë mirë me Kukësin.
A keni mbështetje nga Suhareka? Unë jam prodhim i Kukësit dhe jam shumë i lumtur që vijnë tifozë nga Suhareka në mbështetje.