
Nedim Bajrami po jeton një nga momentet më të mira në karrierën e tij. Pas paraqitjeve dhe golave fantastik me kombëtaren shqiptare në kualifikueset e Euro 2024, mesfushoeri ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës edhe me fanelën e Sassuolos.
Në dueli me Interin, Bajrami shënoi golin e barazimit, një reaizim peerfekt nga shqiptari, i cili festoi me “Shqiponjë”. Goli i tij dhe i berardit mposhtnë Interin në “San Siro” me shifrat 2-1.
Pas këssaj ndeshje, Bajrami theksoi se ishte shumë i lumtur për golin dhe për 3 pikët ndaj kryesuesve të kampionatit. Gjithashtu na zbuloi edhe rolin e tij të preferuar në fushë.
“Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, theksoi mesfushori i kombëtares kuqezi.