
Shkëndija e Tetovës nuk shkoi më shumë se vendi i 3-të në Supërligën maqedonase. Kuqezinjtë kanë hedhur sytë për sezonin e ardhshëm ku duan të krijojnë një skuadër kompetitive. Ata kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e një timonieri. Bëhet fjalë për trajnerin që arriti të shpall kampione Dritën e Gjilanit në sezonin 2019-2020.
Ardijan Nuhiu pritet të marrë timonin e skuadrës së Shkëndijës për sezonin 2023-2024, duke zëvëdësuar trajnerin aktual Qatip Osamanin. Drejtuesit e kuqezinjëve pritet t’i besojnë atij skuadrën në kupat e Europës ku presin të përsërisin suksesin e dy viteve më parë ku arritën të kualifikoheshin në grupet e Europa League
Poll