Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U plagos nga tifozët e Marseilles, reagon trajneri i Lyon: Mund të përfundonte në tragjedi

Shkruar nga NEWSPORT
U plagos nga tifozët e Marseilles, reagon trajneri i Lyon: Mund të

Mbrëmjen e së dielës ishte parashikuar të luhet sfida mes Marseilles dhe Lyon në “Velodrome”, por diçka e tillë nuk ndodhi. Tifozët e skuadrës vendase sulmuan me një “breshëri” gurësh autobusin e skuadrës mike.

Nga ky sulm u plagos trajneri, Fabio Grosso, i cili u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Pas kësaj situate ka reaguar në rrjetet sociale vetë timonieri, i cili ka theksuar se mund të përfundonte në tragjedi, teksa shpreson se kjo që ndodhi të dielën mbëma të jetë një mësim për të ardhmen dhe protagonistët të marrin atë që meritojnë.

“Ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje mund të ishte një tragjedi, dhe sigurisht ishte për sportin dhe për të gjithë ata që e duan atë. Shpresoj me gjithë zemër që mund të jetë një mësim për të ardhmen. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj", ka shkruar Grosso.

Një fatkeqëesi për timonierin e Lyon, i cili mori 13 qepje dhe për 30 ditë nuk  mund të drejtojë ekipin për shkak se është kosideruar i paaftë për punë për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga