Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U pezullua me 4 vite, reagon Paul Pogba: Vendim i gabuar, u hodh poshtë karriera ime

Shkruar nga NEWSPORT
U pezullua me 4 vite, reagon Paul Pogba: Vendim i gabuar, u hodh poshtë

Paul Pogba është përjashtuar për 4 vite nga futbolli i luajtur. Ky është vendimi i fundit i Gjykatës së Anti-Dopingut e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Antidoping në shkallën e parë. FIFA do të zbatojë kështu pezullimin e francezit për plot 4 vite nga futbolli i luajtur.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe vetë futbollisti francez. Pogba thotë se vendimi i marrë për të është i gabuar. Ai tregon trishtimin e tij duke u shprehur se e gjithë kjo karrierë që ka ndërtuar u hodh poshtë kaq shpejt.

“Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer. Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping.

Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam respektuar apo mashtruar kurrë sportistë dhe tifozë të tjerë të ndonjë prej skuadrave ku kam luajtur. Si rezultat, vendimin e sotëm do ta apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, është shprehur mesfushori 30-vjeçar.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga