Vllaznia do të luaj sot një test miqësor me Kastriotin në Fushë-Krujë. Përpara udhëtimit, kuqeblutë kanë prezantuar përpara skuadrës administratorin e ri, Benjamin Naku. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe sponsori Alban Xhaferi dhe ish-administratori Lici.
Ka qenë vetë klubi që ka prezantuar Suad Licin në postin e ri, me ish-futbollistin që do të mbajë pozicionin e kordinatorit teknik. "Pak para nisjes për në Fushë- Krujë ku do të luajnë ndeshjen miqësore me Kastriotin, ekipi i Vllaznisë ka patur një takim me administratorin e klubit, z.Benjamin Naku, kordinatorin teknik Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi.
Meqenëse ka qenë kontakti i parë me lojtarët, administratori i ka ofruar gjithë mbështetjen maksimale atyre dhe u ka kërkuar impenjim maksimal për arritjen e objektivave që ka vënë klubi për sezonin e ri", shkruajnë shkodranët.

