Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U përfol për largim, lojtari i Interit vendos të rinovojë

Shkruar nga NEWSPORT

Denzel Dumfries mesa duket ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që të mos largohet nga Interi. Mbrojtësi i djathtë i cili gjatë muajve të fundit është përfolur shumë për një largim në fund të këtij sezoni, është bindur të qëndrojë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 27-vjeçari i është rikthyer temës së rinovimit të kontratës me zikaltërit dhe u ka kërkuar agjentëve të tij që të rinisin bisedimet të cilat kishin “ngecur”.

Holandezi ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025, teksa kërkon që të rinovojë deri në 2027. Në këtë sezon Dumfries ka qenë mjaft efektiv, ku ia ka dalë të shënojë 3 gola dhe të asistojë në 5 të tjerë.

[caption id="attachment_725109" align="alignnone" width="671"]Denzel Dumfries Denzel Dumfries[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga