
Toni Kroos vendosi të pensionohet nga kombëtarja Gjermane pas kampionatit të fundit Europian. Një vendim i vështirë ky për mesfushorin e Real Madrid, që mbylli karrierën e tij me kombëtaren, por kjo s'do ta mbajë larg gjermanëve gjatë “Katar 2022”.
Kampioni i Botës në vitin 2014, në Brazil, do të jetë një nga analistët e MagentaTV, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë televizioni gjerman. Një eksperiencë tjetër kjo për lojtarin e “Los Blancos”, i cili përsëri do të jetë afër kombëtares, por këtë herë në rolin e analistit.
Poll