Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U ndalën nga ROMA, PIOLI: Luajtëm mirë, turp i madh që nuk fituam

Shkruar nga NEWSPORT
U ndalën nga ROMA, PIOLI: Luajtëm mirë, turp i madh që nuk

Roma dhe  Milan nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në supersfidën e javës së 17-të të Serie A. kuqezinjtë e Stefano piolit ishin në avantazh të dy golave deri në minutën e 80-të dhe kur dukej se gjthçka do të ishte në favorin e tyrem djemtë e Jose Mourinhos “zgjohen” dhe dhonë fjalën e tyre të fundit.

Golat e Ibanez dhe Abraham në 10 minutat e fundit bënë të pavlefshëm realizimet e Kalulu dhe Pobegas, me skuadrat që ndajnë nga një pikë dhe tashmë Napoli shkon +7 mbi Milan.

Pas ndeshjes foli trajneri i Milanit, Pioli i cili theksoi se është turp i madh që skuadra e tij s’e fitoi këtë duel.

“Doja të shtoja energji të freskëta. Doja gjithashtu të rrisja centimetrat e ekipit. Të mos fitosh një ndeshje të luajtur kaq mirë është një turp i vërtetë.Që duhet të vazhdojmë të luajmë kështu, por edhe që ndeshjet të mbarojnë në minutën e 95-të.

Kishim futur njerëz për të ngritur skuadrën, por kishim nevojë për më shumë vëmendje. Është e vështirë të flasim për ekipin tani, ka zhgënjim. Ne e vështirësuam jetën tonë.”Për renditjen: “Ne nuk po e shikojmë atë. Ne po shikojmë vetëm paraqitjet tona, por e dimë se për të luftuar për Scudetton duhet të fitojmë shumë ndeshje”, përfundoi tekniku i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga