Milan mbrëmë u mposht nga Udinese me shifrat 0-1, teksa një penallti ishte vendimtare e kësaj sfide. Pas kësaj humbje, kuqezinjtë i largohen Interit, me zikaltërtit që kanë 6 pikë më shumë në klasifikim.
Stefano Pioli ishte shumë i zhgënjyer për rezultatin, por edhe me lojën e skuadrës, ndërsa theksoi se ishte më e keqja në javët e fundit.
“Ne nuk luajtëm një ndeshje të nivelit të lartë, sa më shumë që vazhdonte aq më e vështirë bëhej. Kishim mundësi të mira për të shënuar, por kjo është ndeshja më e keqe e periudhës së fundit.
Vuajtëm për të gjetur hapësira dhe për të lëvizur siç duhej. Duhet të punojmë në shumë aspekte. Na dhemb shumë kjo humbje. Po iki në shtëpi i zhgënjyer, por i vendosur për t’u përgatitur sa më mirë për PSG-në.
Ne e dimë se në Champions League na pret një ndeshje e rëndësishme, të cilën ne mund ta fitojmë. Tifozët na vërshëllyen, ata kanë arsyet e tyre për ndeshjen që zhvilluam”, ka theksuar tekniku i kuqezinjve.