Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U mposhtën nga Egnatia, Josa: Sot nuk funksionoi sulmi, kishim probleme

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Egnatia, Josa: Sot nuk funksionoi sulmi, kishim probleme

Egnatia ia doli të triumfojë 2-0 ndaj Laçit. Pas këtij takimi rrogozhinasit vazhdojnë të kryesojnë me +2 pikë ndja Partizanit, ndërkohë kurbinasit zbresin ën vendin e 7-të.

Pas kësaj humbje ka folur Mirel Josa. Kyi fundit ka theksuar se:

“Humbja? Duhet të ishim më të saktë për të krijuar raste më shumë. Ky ishte problemi ynë sot.

Mangësi në sulm? Ne u munduam të shpreheshim kur fitonim topin dh enë sektorët e krahut. Duhet të ishim të saktë, por linim bosh shumë hapësira dhe e pamë shumë mirë se kundërshtari nxirrte mbrojtësit sipër. Me pësimin e golit bëmë përpjekjet tonë dhe kishim 2-3 raste. Duhet të ishim më të saktë dhe të freskët në 30 m e fundit.

A do të ndërhyni në merkato apo do të mbajnë lojtarët e rinj skuadrën? Çdo skuadër ka nevojë për lojtarë që kanë eksperiencë dhe t’i japin siguri ekipit. Nëse kemi mundësi për të sjellë lojtarë të tjerë duhet të shikojmë cilësinë e tyre.

Golat nga shtylla e dytë? Ne kishim porbleme në këtë shtyllë. Kishim probleme me Ndrecën, pasi  nuk ndriblohej  mirë krahu”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga