Benfica u mposht 2-0 nga Interi në shtëpi në çerekfinalen e parë mes tyre në Champions League. Një humbje në shtëpi që ua vështirëson akoma më shumë sfidën e kthimit, por portugezët janë optimist se mund të bëjnë një ndeshje të madhe në “San Siro” pas një jave.
Pas kësaj disfate foli trajneri, Roger Schmidt, i cilit theksoi se beson te një fitore në “San Siro” dhe se sot djemtë e tij ishin të pafat.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Mendoj se të dyja skuadrat patën shanset e tyre, për fat të keq ne nuk shfrytëzuam tonat. Ne qëndruam në ndeshje, lojtarët dhamë gjithçka. Krijuam një situatë të mirë, por pësuam golin e dytë nga penalltia. Kjo është historia e ndeshjes.
Disfata në shtëpi padyshim që nuk është e mirë, por është vetëm akti i parë. Duhet të besojmë gjithmonë te vetja. Episodi i penalltive ishte fatkeq, mund të kishim një ose dy në favorin tonë… Interi luajti më efektiv, ne gjithashtu duhet ta bëjme brenda një jave.
Vetëm një zëvendësim? Ishte vendimi im. Lojtarët që ishin në fushë bënë mirë, në fund patëm një mundësi të madhe. Unë gjithmonë kam besuar te lojtarët, ishte vendimi im.
A besoj në një fitore në Milano? Sigurisht!”, theksoi trajneri i skuadrës portugeze.