
Milani u mposht në derbin e parë të këtij sezoni të Serie A, 5-1 nga Interi. Një ndeshje që u duk qartë diferenca, pasi zikaltërit arritën të shënonin shumë lehtë çdo gol.
Pas kësaj sfide u prononcua për mediat, tekniku i Milanit, Stefano Pioli:
“Kemi pësuar gola në momente në të cilat duhet të vendosnim rregull. Kishim cilësi të mjaftueshme, por ishim të pakujdesshëm në kundërsulme. E shkurtuam diferencën me meritë, por goli i 3-të i Interit na preu këmbët”, u shpreh Pioli.
GOLI I PARË I INTERIT?
“Pa koment, arbitri vendosi ashtu. Në 4 minutat e para ne ishim të vetmit që kishim topin, pastaj tek episodi i golit, ata treguan që ishin më të zgjuar se ne”, tha më tej tekniku italian.
Poll