Redon Dragoshi ishte një ndër lojtarët e parë që u largua nga Vllaznia. Mbrojtësi dhe klubi shkodran njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre dhe lojtari del i lirë në merkaton e janarit.
E ardhmja e Dragoshit pritet të jetë në Kosovë. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al se në drejtim të tij ka disa oferta nga klube të elitës së kampionatit dardan. 23-vjeçari do të shqyrtojë ofertat dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij.
Mbrojtësi i djathtë pritet të largohet për herë të parë nga kampionati shqiptar aty ku ka luajtur për Tiranën, Erzenin, Luftëtarin, Kukësin e së fundmi në Shkodër.
Poll