Edlir Tetova është larguar dje nga drejtimi i Egnatias. Trajneri 39 vjeçar nuk ka bërë ende reagimin e parë për medie, megjithatë ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë një mesazh të qartë. Ai ka postuar në Instagramin e vet një grua të moshuar që mundohet të godasë topin.
Ndërsa në diçiturë shkruan: “Godite”. Nuk dihet me saktësi nëse ai e ka me “veteranët” e Egnatias apo me dikë tjetër. Megjithatë deklarata e tij pas takimit, ku u shpreh se askush nuk kërceu në zonë për të larguar me kokë topin në golin e dytë të kundërshtarit, tregon se marrëdhëniet e tij me lojtarët nuk kanë qenë në ditët më të mira.
[caption id="attachment_663019" align="alignnone" width="1242"] Postimi i Tetovës[/caption]
Poll