
Gardiani i Interit, Andre Onana është larguar në mesin e Kupës së Botës. Kameruni do të ndeshej në orën 11:00 me Serbinë dhe shumë prisnin që Onana të ishte në katërkëndëshin e portës, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Trajneri Rigobert Song pas përfudnimit të ndeshjes me shifrat 3-3, ka folur mbi largimin e tij.
Song: “Onana kërkoi vetë për t’u larguar dhe ne pranua. Ne po luajm në Kupën e Botës dhe unë duhet të sigurohem që ekipi është mbi të gjithë. Grupi është më i rëndësishëm se individi dhe ne kemi 26 lojtarë që po luajnë dhe punojnë sëbashku. Ne duam të shfaqim disiplinë dhe respekt, ndaj jemi këtu. Andre është një portier i mirë, por ne jemi të fokusuar te ekipi”.
Poll