
Vedat Muriqi këtë sezon padiksutim u kthye në lojtarin më të dadhur të tifozëve të Mallorcas. Sulmuesi “dardan” mbylli një sezon fantastik, teksa të gjithë e konsiderojnë një “idhull”.
29-vjeçari ka zhivlluar 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës, duke realizuar 16 gola dhe duke asistuar 4 herë. Por e ardhmja e tij vazhdon të diskutohet.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadarve, teksa Galatasaray ka nisur bisedeimet me skuadrën spanjolle për transferimin e Muriqit.
Sipas “Aspor” bëhet e ditur se mes palëve po diskutohet për një marrëveshje, ndërsa trajneri i turqve, Okan Buruk ka dhënë “dritën jeshile” për këtë operacion. Kampionët turk e shikojnë ish-lojtarin e Lazios si zëvendësuesin e Mauro Icardit.
Kujtojmë se Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027 dhe në Spanjë nuk e dëshirojnë largimin e tij, por gjithësesi shpesh jemi mësuar të ektë edhe supriza si në dalje ashtu edhe në hyrje.