Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U fye rëndë nga tifozët, Donnarummës i del në mbrojtje Gattuso: Tmerr ajo që përjetoi Gigio, ishte poshtëruese!

Shkruar nga NEWSPORT
U fye rëndë nga tifozët, Donnarummës i del në mbrojtje

Mbrëmë në ndeshjen mes Milanit dhe Veronës, e vlefshme për Kupën e Italisë, Gianluigi Donnarumma ka përjetuar disa momente aspak të këndshme, pasi tifozët i kanë dalë kundër, duke e fyer 18 - vjeçarin dhe shpalosur banderola ku injoroheh keq "gardiani" i Milanit.

Sot, ka qenë trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso, i cili i ka dalë në mbrojtje Donnarummës, duke kundërshtuar veprimin e tifozëve dhe cilësuar si të pahijshëm veprimin e tyre mbrëmjen e djeshme.

"Ai është një fëmijë 18-vjeçar, sigurisht që është tronditur. Unë vetëm mund ta falënderoj atë për atë që po bën. Për moshën e tij, ai është portieri më i mirë në botë. Nëse klubi thotë se nuk ka nevojë ta shesë atë, atëherë askush nuk duhet të dëgjojë thashethemet se çfarë përflitet për të. Unë mund ta them që është profesionist pasi ai është duke punuar shumë. Nuk kam nevojë të flas me Mino Raiolan sepse flas çdo ditë me Gigion. Nga sjellja e tifozëve ndihem i tmerruar unë jo më Gigio që është një fëmijë. Për fat të mirë në këtë ndeshje kishte vetëm 9 mijë tifozë në stadium, imagjinoni si do të ndihej Donnarumma nëse do të ishin të pranishëm 50 mijë, do ishte poshtëruese pa të drejtë", është shprehur për "Rai Sport" Gennaro Gattuso.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga