Eileen Gleeson është emëruar si trajnerja e re e Kombëtares së Irlandës. Gleeson mbante rolin e shefes së futbollit të femrave dhe dëshira e saj e madhe ishte pankina e Kombëtares, por u refuzua në dy aplikimet e para.
E treta e vërteta tani, por ajo që bie në sy është arsyeja pse Gleeson mori këtë vendim. 51-vjeçarja e ‘ndau mendjen’ teksa qëndronte në shiun e rrëmbyeshëm të Shqipërisë, në ndeshjen Shqipëri – Irlandë në ‘Loro Boriçi’ pak muaj më parë, ndeshje që në atë kohë u ndërpre për 1 orë.
[caption id="attachment_716262" align="alignnone" width="397"] Eileen Gleeson, trajnerja e Irlandes[/caption]
“Ky nuk është një fenomen i ri që unë kam dashur të jem trajnere e Irlandës. Kam aplikuar për dy rolet e mëparshme dhe kam qenë e pasuksesshme, kështu që ky është një evolucion.
Në fillim isha shumë e lidhur me rolin e kreut të futbollit të femrave dhe më pas fillova të ndryshoja mendje. Fillova ta shijoja më shumë rolin, u ndjeva rehat në të, ndaj shpreha interesin në proces.
Nëse po kërkoni një kohë specifike ku ndryshova mendje, ishte duke qëndruar në shi në Shqipëri! Dua të them, kush nuk do të donte të ishte atje? Shiko, është mirë të kesh reagime pozitive nga lojtarët, por si një ndikim ose një faktor vendimmarrës, nuk është ajo që do të më shtynte të aplikoja për rolin", deklaroi Gleeson.