Pasi i dha fund ëndrrës Europiane, Llapi është fokusuar te sezoni i ri që pritet të nis shumë shpejt.
Skuadra e Superligës kosovare kërkon që të jetë sa më në formë për të përballuar një sezon të gjatë dhe për këtë, drejtuesit kanë caktuar edhe tre ndeshje kontrolli.
Fillimisht, Llapi do të mas forcat me KF. Ramiz Sadikun në stadiumin e saj. Më pas do të udhëtojë drejt Prizrenit për të sfiduar "A&N", kurse të shtunën e ardhshme do të mirëpres në Merdarë ekipin e Ferizajt.
Tre teste që mund të jenë mjaft favorizuese për ekipin e Llapit, e cila kërkon që të jetë kompetitive në edicionin e ri dhe pse jo, të tentojë titullin kampion në Superligën kosovare.

Poll