Data 31 mars, mund të rezultojë historike për përfaqësuesen e Kosovës. “Dardanët” do të presin Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe nëse arrinë të kualifikohen, janë automatikisht në Kupën e Botës.
Në prag të kësaj sfide, mediumi global “The Guardian”, i ka kushtuar artikull të veçantë ekipit të Franco Fodës, duke e lidhur edhe me detaje nga 1999-të.
“Kosova e vogël është vetëm një ndeshje larg pjesëmarrjes së tyre të parë në finalet e një Botërori. Vendi i tyre është caktuar tashmë pasi nëse kalojnë Turqinë do të jenë pjesë e Grupit D, së bashku me Australinë, Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në atë vend, konflikti nuk harrohet lehtë. Jo shumë larg stadiumit ku do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë, NATO bombardoi rajonin e Policisë në vitet e luftës 1998-99. Në veri të vendit, tensioni mbizotëron ende me fqinjen, Serbinë”, ka shkruajtur “The Guardian”.
