
Ditën e djeshme në Angli janë zhvilluar ndeshjet të rëndësishme në kuadër të Carabao Cup. West Ham sfidoi Arsenalin , me “Topçinjtë” që eleminohen nga ky turne pas humbjes 1-0.
Pas ndeshje ka folur trajneri Mikel Arteta, i cili ka theksuar se skuadra vuajti. Gjithsesi spanjolli ka deklaruar se merr të gjitha përgjegjësitë mbi vete.
“Jam shumë i zhgënjyer nga vetja, ndihem përgjegjës për eliminimin. Dëshironim të luanim futboll të ndryshëm dhe të konkurrues. Loja ka ndjekur një drejtim specifik për shkak të golit të parë dhe se sa herë që skuadra humbet, shfaqet dhimbja. Duhet të përdorim këtë dhimbje dhe këtë disfatë për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen kundër Neëcastle të shtunën e vlefshme për kampionat”, ka theksuar tekniku spanjoll.