Ardian Nuhiu nuk është më trajner i Dritës në Superligën e Kosovës. Janë drejtuesit e klubit kosovar që kanë marrë vendimin drastik për shkak të eleminimit nga kompeticioni i Kupës.
Edhe pse skuadra e Dritës ndodhet në vend të parë, humbja 2-1 me Lirinë e Prizrenit nuk është kapërdirë nga drejtuesit kosovarë. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:
“Klubi ka vendosur që të shkëpusë kontratën me trajnerin Ardian Nuhiu. Pas humbjes nga Liria në konsultim me presidentët kemi ardhur në përfundim që të ndërprejmë bashkëpunimin me Nuhiun. Arsyeja kryesore që ka ardhur deri te ndërprerja e bashkëpunimit është eliminimi nga Kupa e Kosovës”.
Poll