Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U dënua me 4 vite e gjysmë burg, Barcelona i jep “goditjen” pëfundimtare Dani Alves

Shkruar nga NEWSPORT
U dënua me 4 vite e gjysmë burg, Barcelona i jep

Dani Alves u dënua me 4 vite e gjysmë burg për sulm seksual në Barcelonë në fund të dhejtorit të vitit 2022. Pavarësisht se po kalon një moment shumë të vështirë në jetën e tij, duket se jo gjithçka ka përfunduar me dënimin e marrë.

Barcelona ka menduar t’i japë “goditjen” e fundit brazilian. Klubi katalanas pas dënimit që mori Alves e ka hequr edhe nga lista e legjendave të klubit. Në këtë mënyrë tashmë emri i brazilianit nuk do të figurojë më në historinë e Barcelonës.

Pjesë e listës së legjendave të këtij klubi janë plot 102 futbollistë të cilët kanë kontribuar në sukseset e Barcelonës. Alves fitoi statusin e futbollistit legjendar të Barcelonës me 408 ndeshjet e tij në fanellën e Blaugranave gjatë tetë sezoneve e gjysmë të luajtura për këtë klub.

Fitoi 3 Champions Leage, 3 Superkupa Evropiane, 3 Kupa të Botës për klube,6   La Liga,4  Kupa të Mbretit dhe 4  Superkupa të Spanjës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga