Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U dëmtua rëndë në fushë ditën e djeshme, reagon bashkëshortja e Sorrentinos: Para se të jesh kampion duhet të jesh human

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua rëndë në fushë ditën e djeshme, reagon

Ditën e djeshme është luajtur takimi mes Chievos dhe Juventusit që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të kampionëve të Italisë në këtë ndeshje të parë të kampionatit. Përveç rasteve dhe spektaklit, janë prodhuar dhe disa situata disi të pakëndshme.

I tillë ishte momenti i dëmtimit të "gardianit" të Chievos, Stefano Sorrentino. Ai mbeti për pak minuta pa ndjenja në fushën e blertë pas përplasjes me Cristiano Ronaldon. Komentet qenë të shumta lidhur me këtë detaj për shkak të reagimit që u krijua në fushë pasi në këtë moment u shënua dhe një gol nga Juventus që u anulua si pasojë e faullit që portugezi kishte shkatuar ndaj portierit.

Pas këtij momenti ka reaguar bashkëshortja e Stefano Sorrentinos, e cila e ka cilësuar si aspak normale sjelljen e ish-lojtarit të Real Madridit që nuk ndihmoi bashkëshortin e saj por kërkonte llogari te gjyqtari për golin e anuluar.

"U përpoqa të përmbahesha deri tani dhe të fokusohesha te ajo që ishte më e rëndësishme dhe kishte më shumë domethënie, për mua dhe familjen time, shtylla jonë Stefano. Në rrjetet sociale shoh shumë dhe bëj indiferenten sepse nuk dua të prish gëzimin tek shoh partnerin tim në shtëpi që megjithëse i dërrmuar buzëqesh. Por tani duke parë këto imazhe më vjen të them: Shikoni ndryshimet! Kampionët nëse duan të cilësohen si të tillë, në radhë të parë duhet të jenë humanë. Më vjen keq, por nuk mund ta admiroj këtë kampion. Mund të admiroj burra të vërtetë, si gjysma ime që ishte i shtrirë pa ndjenja në tokë dhe Tomoviç që bën të pamundurën për ta ndihmuar. Faleminderit atyre që kanë zemër të mirë, dinjitet, humanizëm, dhe parime të shëndosha. Turp t'u vijë atyre që ofendojnë, kritikojnë dhe festojnë ose më keq shohin nga larg dhe më pas largohen. Meditoni njerëz, meditoni", përfundon postimin e saj bashkëshortja e Sorrentinos.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga