
Amir Rrahmani u dëmtua në sfidën që Napoli zhvilloi ndaj Bragës në Champions League. Mbrojtësi u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 13-të.
Tashmë është mësnuar edhe periudha që do t’i duhet lojtarit të qëndrojë jashtë fushës së blertë. Rrahmani ka një dëmtim të shkallës së ulët në muskulin e kofshës së majtë dhe në këto kushte do t’i duhen 7-14 ditë për t’u rikuperuar.
29-vjeçari humbet sfidat me Bolognan, Udinesen dhe Leçen, ndërsa Rudi Garcia shpreson që “dardani” të jetë i gatshëm për duelin me Real Madrid në Champions League, sfidë që do të luhet më 3 tetor.
Poll