Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U dëmtua ndaj Sevillas, Barcelona zbulon gjendjen e Raphinas

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua ndaj Sevillas, Barcelona zbulon gjendjen e Raphinas
Barcelona u përball me Sevillan në kuadër të javës së 8-të të La Liga-s, një takim që përfundoi me shifrat 1-0 në favor të katalanasve. Por kjo fitore duket se nuk festohet siç duhet në kampin e Barçës. Dëmtimi i Raphinas shqetëson stafin e blaugranave. Sulmuesi brazilian la fushën e lojës në minutën e 37-të dhe tashmë është mësuar edhe gjendja e tij.  “Testet e bëra te lojtari i ekipit të parë, Raphinha, tregojnë se ai ka një dëmtim në kofshën e djathtë. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij”, ka shkruar Barcelona. Gjithsesi sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle bëhet me dije se lojtari mund të mungojë 3-4 javë dhe rikthimi i tij në fushë pritet në “El Clasico” ndaj Real Madrid më 28 tetor.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga