Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U dëmtua ndaj Barcelonës, MESFUSHORI i Realit 1 muaj jashtë fushave

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua ndaj Barcelonës, MESFUSHORI i Realit 1 muaj jashtë

Barazimi 1-1 në transfertën e "Camp Nou" ndaj Barcelonës, nuk ka kaluar pa probleme për Realin e Madridit.

Skuadra Merengues ka marrë një lajm të hidhur në minutën e 63-të të takimit, i vlefshëm për gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit. Marcos Llorente pësoi një lëndim të rëndë, duke i lënë vend Casemiros.

Pas konsultave mjekësore, rezultoi që Llorente ka pësuar zgjatje të muskulit në këmbën e majtë, dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave për një muaj.

Një lajm aspak i mirë ky për Santiago Solarin, që do e ndjejë mungesën e Llorente në kulmin e sezonit. Ky dëmtim do e lë jashtë fushave Llorente për duele kyçe, si ndaj Atletico Madrid këtë fundjavë, dhe Barcelonës dy herë, në Kupën e Mbretit dhe në kampionat.

Gjithashtu, spanjolli do të mungojë edhe në takimin e UEFA Champions League ndaj Ajax-it.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga