Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

U dëbua nga Australia se nuk pranon të vaksinohet, Djokovic ka 80% të aksioneve në një firmë që po zhvillon kurën kundër Covid

Shkruar nga NEWSPORT
U dëbua nga Australia se nuk pranon të vaksinohet, Djokovic ka 80%

Tenisti Novak Djokovic është pronar i 80% të aksioneve në një firmë daneze që po punon për të zhvilluar një barnë kundër koronavirusit, ndonëse vetë ka refuzuar të vaksinohet.

Tenisti numër një në botë u dëbua këtë javë nga Australia pasi qeveria i anuloi vizën për shkak se nuk ishte i vaksinuar. Por në vitin 2020, rezulton se Djokovic ka blerë 80% të aksioneve të firmës QuantBioRes.

Ivan Loncarevic, shefi ekzekutiv i kompanisë e konfirmoi lajmin për Reuters. Megjithatë ai tha një një intervistë për Financial Times se Djokovic nuk është kundër vaksinimit.

Kompania QuantBioRes ka rreth 11 shkencëtarë që punojnë në Danimarkë, Australi dhe Slloveni, të cilët po punojnë për zhvillimin e një kure kundër koronavirusit, dhe jo të një vaksine.

Në uebfaqen e kompanisë thuhet se puna për zhvillimin e një “mekanizmi deaktivizimi” të Covid-19 ka nisur që në 2020-ën.

Djokovic mund të humbasë edhe French Open në muajin mars, pasi qeveria franceze vendosi që të gjithë sportistët të jenë të vaksinuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga