Mbrëmjen e djeshme pati përplasje të përgjakshme mes tifozëve grek dhe atyre kroatë. Në progam për ditën e sotme ishte të zhvillohej sfida mes AEK dhe Dinamo Zagreb, e vlefshme për turin e tretë të Champions League.
Por tifozët e nisën këtë përballjë 24 orë më parë, teksa nga sherri mes tyre ndërroi jetë një 29-vjeçar, tifoz i AEK. Ndërkohë 8 të tjerë të plagosur, ndërsa 98 të arrestua rnga policia. Duke parë situatën kaotike të ndodhur UEFA mori vendimin për të anuluar takimin mes dy ekipeve.
Ndërsa tashmë bëhet e ditur se kjo përballje do të luhet më18 ose 19 gusht, ndërsa nuk do të lejohen tifozët miq të udhëtojnë në transfertë. Rrjedhimisht ndalohet tifozët kroat të ndjekin sfidën në Athinë, po ashtu edhe ato grek në Kroaci.
“UEFA shpreh keqardhjen në termat më të fortë të mundshëm për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan me humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK dhe tifozët e saj, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë pa vonesa.
Pas dhunës së djeshme dhe në konsultim me autoritetet vendase, UEFA ka vendosur që të mos plotësohen kushtet që ndeshja mes AEK Athens FC dhe GNK Dinamo të zhvillohet mbrëmjen e sotme.
Në përputhje me nenin 26.01 të Rregullores së UEFA Champions League 2023/24, ndeshja e planifikuar të luhet sonte në stadiumin “Agia Sofia” në Athinë shtyhet.
Ndeshja Dinamo Zagreb-AEK në Zagreb do të luhet të martën më 15 gusht 2023 siç ishte planifikuar.
UEFA është në kontakt me të dy klubet për të konfirmuar datën e ndeshjes së riplanifikuar midis AEK Athens FC dhe GNK Dinamo ose të premten më 18 gusht 2023 ose të shtunën më 19 gusht 2023.
Vendimi i komunikuar më parë në lidhje me mungesën e tifozëve si mysafirë për të dyja ndeshjet ruhet dhe do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.