
Roma ia doli të triunfonte përballë Monzas në kampionat, teksa golin e fitores do tas shënonte Stehan El Shaarawy. Ky i fundit nuk po kalon një moment shumë të mirë, teksa është akuzuar edhe për baste të paligjshme.
Megjithatë, egjiptiani në një reagim të fundit theksoi se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë pasi e respekton jashtë mase futbollin.
“Jam akuzuar për pjesëmarrjen në atë që quhet skandali i basteve. Më dhemb shumë, por nuk ka asnjë të vërtetë. Unë e dashuroj këtë sport, e respektoj shumë futbollin dhe nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë. Jam i pastër”, u shpreh El Sharaawy.
Poll