
Është mbyllur sot java e 22-të e Superiores për moshat deri në 21 vjeç ku ndeshja kryesore e javës ishte ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit e cila përfundoi me fitoren e shkodranëve 3-1. Një sukses shumë i rëndësishëm i djemve të Plorit që mposhtin një rival direkt për titullin kampion dhe afrohen gjithnjë e më shumë me objektivin.
Në ndjekje të shkodranëve është Bylis me 2 pikë më pak pas fitores 5-1 me Dinamon ditën e djeshme. Sot u luajt edhe ndeshja mes Korabit dhe Kukësit e cila u mbyll me fitoren minimale të dibranëve.
Vllaznia 3-1 Partizani
Shënues: Alivoda 15’, Pjeshka 45’, Dulaj 62’ / Dragaj 11’
Korabi 1-0 Kukësi
Shënues: Paplekaj 83’
Bylis 5-1 Dinamo
Shënues: Alimerkaj 41’, Hodo 42’, 68’, Mikailu 43’, Galadima 74’ / Doku 62’