
Veleçiku ka mbyllur fazën përgatitore në prag të startit e sezonit që i gjen ata në Kategorinë e Dytë. Në shortin e Kupës së Shqipërisë do të kemi një përballje interesante. Takimi i parë për të besuarit e Dritan Smajlit do të jetë sfida "derbi" kundër Murlanit që përfaqëson Vaun e Dejës, e vlefshme për turin paraeleminator të Kupës së Shqipërisë dite e sotme ne oren 15:00.
Veleçiku kërkon me patjetër kalimin e turit, por mbi të gjitha të triumfojë ndaj shkodranëve ku më pas do të përballet me Tiranën. Koplikasit nuk kanë si objektiv primar kupën por dëshira për tu përballur me kampionët është e madhe. Për teknikun Smajli, ky takim do të jetë një provë e mirë që të testoj të tijët në prag-nisjen e kampionatit ku do të synojnë ngjitjen në të Parën.