Trajneri i Bylisit, Arian Bellai foli për MCN pas fitores ndaj Vorës, një rival direkt për titullin. Ballshiotët shkëputen nga ndjekësit dhe duket shumë pranë rikthimit në Superiore. Bellai u shpreh i kënaqur për fitoren.
“Te goli i dytë gëzuam shumë ndaj një ekipi si Vora që është e rrezikshme. Dua të përgëzoj djemtë për seriozitetin. Ishim të fokusuar pasi Vora është një nga rivalët kryesor dhe është një fitore që ka shumë vlera. Jam me fat që i kam këto lojtarë.
Endrra e Trumçit është të vazhdojë për më mirë. Si janar si maj, ai do të largohet për një ekip më të madh.
Strategjia ishte te ndërrimet. Në fillim të pjesës së dytë ramë disi, nuk mund të zëvëndësoja Macollin pasi kishte organizimin e lojës. Kasa, Abazaj e Ruçi bënë mirë, por çaluam pak në qarkullim.
Modest apo i qetë për Superioren? Nuk ka qetësi në futboll, jemi të fokusuar për ndeshjen me Lushnjen. Kemi bërë gjysmën e rrugës, të qetë do të jemi kur ta sigurojmë matematikisht pasi futbolli të dënon”, tha Bellai.