
Yana Sizikova është arrestuar në Paris nga policia franceze si e dyshuar për trukime ndeshjes. Tenistja ruse, u kap nga policia franceze mbrëmjen e së enjtjes pas një hetimi që kishte zgjatur disa muaj. Sipas medias franceze "Le Parisien", 26-vjeçarja akuzohet për korrupsion sportiv dhe mashtrim të organizuar.
Arrestimi ka të bëjë me turneun e zhvilluar vitin e shkuar të "Roland Garros" ku pati lëvizje të çuditshme të koefiçientëve si dhe u vendosën baste të shumta gjatë raundit të parë. Asokohe u raportua se janë luajtur mijëra euro gjatë ndeshjes së ruses.
Poll