Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Troyes dhe PSG, me shifrat 1-2. Në ndeshjen e vlefshme për kampionatin francez, shënuan të parët vendasit. El Hajjam shfrytëzoi një pasim të Chambost, duke çuar të tijët në festë. Gjithsesi, gëzimi nuk zgjati shumë, pasi Hakimi pas 10 minutash, vendos barazpeshën. Me Troyes në presion, parisienët kalojnë në avantazh me Icardi. 2 minuta më pas, ish-i i Interit mposht portierin me një goditje të bukur.
Kjo është ndeshja e parë për të dyja skuadrat në Ligue 1 për këtë sezin. Kujtojmë që 1-1 është mbyllur pasdite edhe Lyon-Brest.
Poll
