Arsenali është pranë firmosjes me qendërmbrojtësin e Chelseat Gary Cahill. Mediat britanike theksojnë se "Topçinjtë" janë afër finalizimit me sukses të transferimit të 33-vjeçarit nga "Stamford Bridge" në "Emirates Stadium". Në rast se ky operacion do të kryhej, ky do të ishte një akt i vërtetë tradhëtie, pasi Chelsea dhe Arsenal janë armiq të betuar. Vite më parë ish-lojtari i njohur Ashley Cole u largua nga Arsenali te Chelsea, duke u bërë njëri prej lojtatëve më të urrryer në historinë e futbollit.
Cahill luan prej 7 sezonesh me Chelsean duke fituar trofe të rëndësishëm si: Champions League, Europa League dhe 2 kampionate angleze.