
Sporti shqiptar ka mësuar lajmin e zi teksa mësohet se është ndarë nga jeta Nuh Isufi. Ish lojtari i Vllaznisë ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 77-vjeçare duke lënë pas historinë në futbollin shqiptar.
Klubi shkodran ka bërë një postim në kanalin zyrtar duke i shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“NGUSHËLLIM
Êshtë ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznisê së viteve ‘60-‘70 Nuh Isufi. KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më tê sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, shkruhej në njoftimin e klubit të Vllaznisë.
Poll