
Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sulmuesi suedez pas testeve të kryera në prag të ndeshjes ndaj Bodo Glimit në Europa League ka dalë pozitiv. Pas mbrojtësit Duarte edhe Ibra është infektuar, por është asimtomatik dhe është future direkt në karantinë.
Në këtë mënyrë lojtari humbet sfidën e sotme, por edhe ndeshjet e radhës në kampionat pasi do të qendrojë I mbyllur për dy javë deri në momentin që do të shërohet plotësisht. Një lajm I keq për Milanin dhe trajnerin Pioli pasi Ibra është një lojtar kyç në skuadër, madje shënoi edhe dy gola në fitoren e parë të sezonit ndaj Bologna duke I dhënë 3 pikët e para skuadrës kuqezi.
Poll