
Gianluigi Donnarumma ka rënë pre e një sulmi nga grabitësit. Bashkë me portierin e njohur në shtëpi ishte edhe gruaja, të cilët po qëndronin në shtëpi.
“ACTU17” raporton se çifti ishte i tronditur. Madje grabitësit i kishin lidhur, duke i rrëmbyer sende dhe të ardhura me vlerë 500 mijë euro.
“Viktimat, të cilët ishin të lidhur, arritën të strehoheshin në një hotel që ndodhet jo larg shtëpisë së tyre rreth orës 03:20 të mëngjesit. Stafi i lokalit më pas ka lajmëruar policinë dhe është kujdesur për çiftin e tronditur. Portieri 24-vjeçar italian dhe partnerja e tij u dërguan në spital për mjekim”, thuhej në median në fjalë.
Poll