
Milan po kalon një fazë kritike në kampionat, duke u gjendur në vendet e fundit të renditjes. Kuqezinjtë përpara disa javësh ndërruan edhe trajner, duke afruar në stol Stefano Piolin, një emër i njohur në Itali. Klubi është në fazë kritike, aqsa disa lojtarë e shohin të ardhmen larg "San Siro-s".
Një ndër emrat më të përfolur në merkato është Hakan Calhanoglu, mesfushori turk që ka zhvilluar 12 paraqitje këtë sezon. Me fanellën e "Djallit" ai ka luajtur që prej vitit 2017, duke mos gjetur motivimin e duhur për rinovimin.
"Jam rritur në Gjermani, por më pëlqen të flas italisht me njerëzit. Në anën sportive do ishte mirë të luaja me Bayern, por edhe Dortmund është një tjetër klub i madh", është shprehur 25 vjeçari, duke i "shkelur" syrin Bundesligës gjermane. Më hërët Calhanoglu është aktivizuar me Karlstruhe, Hamburg apo Leverkusen.