
Nga vëllezërit Thuram te “Cholito” Simeone dhe Federico Chiesa, pavarësisht një viti në hije te Liverpooli. Edhe Daniel Maldini po ecën përpara dhe ndoshta mund t’i japë disa këshilla djalit të Cristiano Ronaldos se si ta përballojë presionin e të pasurit një mbiemër të rëndë në fanellë, tani që ky i fundit po fillon t’i bëjë njerëzit të flasin për të.
Cristiano Ronaldo Junior (ky është emri i tij) është thirrur për herë të parë në ekipin kombëtar të Portugalisë nën 15 vjeç dhe lajmi tashmë po bën xhiron e botës, duke tërhequr kuriozitetin e atyre që mezi presin të zbulojnë nëse ai e ka trashëguar talentin e të atit. Thirrja i referohet një turneu për të rinj që do të luhet në Kroaci nga 13 deri më 18 maj.
14-vjeçari aktualisht është te Al-Nassr në Arabinë Saudite me të atin, i cili kohët e fundit rrëfeu ëndrrën e tij për të luajtur përkrah tij në të ardhmen.
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Real Madridit postoi një foto të të birit në skuadrën kombëtare në rrjetet sociale së bashku me mesazhin: "Jam krenar për ty, bir". CR7 ka katër fëmijë të tjerë, binjakët Eva dhe Mateo, 7 vjeç, Alana Martina, 7 vjeç dhe Bella, 3 vjeç.