
Pas dhimbjes së madhe të eliminimit nga Liga e Kampionëve e UEFA-s kundër Interit në fillim të kësaj jave, Barcelona kthehet në aksion të dielën me një ndeshje të madhe. Blaugranët do të presin rivalët e përbetuar Real Madrid në “El Clasicon” e fundit të sezonit në La Liga, në një ndeshje që mund të vendosë garën për titull në favor të tyre.
Në prag të ndeshjes, Barça mori disa lajme të mira pasi Alejandro Balde u rikthye në stërvitjen me grupin sot dhe pritet të jetë i disponueshëm. Megjithatë, sipas një përditësimi të ri nga “Mundo Deportivo”, mesfushorët e rinj të Barcelonës, Marc Bernal dhe Pablo Torre, nuk ka gjasa të jenë të gatshëm për t'u përballur me Real Madridin të dielën.
Casado pësoi një dëmtim të ligamenteve pak para pushimit ndërkombëtar të marsit dhe u sugjerua që 21-vjeçari mund të mungojë për dy muaj. Sa i përket Torres, mesfushori 22-vjeçar ka munguar për shkak të një dhimbjeje në gju , gjë që e përjashtoi atë nga dy ndeshjet e fundit kundër Real Valladolidit dhe Interit.