
Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 Barcelona do të presë në shtëpi skuadrën e Valladolid, ndeshje e vlefshme për javën e 24 të La Liga-s. Mirëpo, në "Camp Nou" do të ketë një rikthim që ndoshta për tifozët mund të ngjallë edhe nostalgji. Bëhet fjalë për Ronaldo Nazario (Fenomeni), i cili në fillimet e karrierës së tij ka luajtur për katalanasit, më saktë në vitin 1996-të.
Deri më tani, Barcelona udhëheq garën me 51 pikë, kurse në vendin e dytë është Real Madrid me 45 pikë. Gara shihet shumë interesante dhe mbetet për t'i parë si do të shkojë deri në fund.
Poll