[caption id="attachment_10583" align="alignleft" width="300"] Roi Reinschreiber[/caption]
Ekipi kuksian do të ndeshet ditën e enjte me ekipin malazez Rudar, për Europa League. Ndeshja do të zhvillohet nën dritat e prozhektorëve në orën 19:00 në "Elbasan Arena". Por ajo që bie në sy është gjyqtari që do të përcaktojë fatet e takimit. Ai është Roi Reinschreiber. Njihet si një gjyqtar që nuk e ka problem nxjerrjen e kartonit të kuq nga xhepi. Nuk toleron asnjë lloj rasti, kur bëhet fjalë për kartona. Ky është fat i "keq" për verilindorët, duke qenë se lojtarët e saj njihen për grintën që i karakterizon në fushë.
Poll