
Erjon Hoxhallari, Asion Daja dhe Albi Doka do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Luftëtarit.
Të tre titullarët e Tiranës kanë shfaqur probleme me dëmtimet dy ditë më parë, por dje kanë qenë prezentë në stërvitjen e bardhebluve.
Hoxhallari dhe Daja ndërprenë stërvitjen ditën e mërkurë, ndërsa Doka vuante nga një shqetësim në gju.
Por, fakti që dje kanë qenë të tre pjesë e përgatitjeve me grupin tregon se asnjëri prej tyre nuk rrezikon pjesëmarrjen në sfidën vendimtare kundër Luftëtarit që do të luhet të shtunën.
Poll